Live

Përditësohen të dhënat, rritet koha e pritjeve në pikëkalimet kufitare

08:08 / 23 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës është ngarkuar nga fluksi i automjeteve.

Sipas këtyre të dhënave, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Pritje deri në 40 minuta shënohen edhe në Merdarë, sakaq në Mutivodë gjysmë ore.

Shpërndaje në

U Kopjua