Live

Përfitonte 200 mijë euro në vit duke rekrutuar vajza për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Tirana

16:49 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një 36-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, nëpërmjet faqeve online.

Sipas policisë 36-vjeçari me inicialet M. N., kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

Po ashtu në këto ambiente janë sekuestruar 7000 euro dhe 6 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...