Live

Përfshihet nga flakët një automjet në Prishtinë, s’ka të lënduar

14:09 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një automjet është përfshirë nga zjarri këtë të diel në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ndërsa rastin për Klankosova.tv e konfirmoi Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet”, thuhet në konfirmim.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”.

Shpërndaje në

U Kopjua