Live

Përfshihet nga zjarri dhoma e ndalimit në stacionin policor në Pejë, lëndohet një person

10:56 / 10 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një dhomë të ndalimit në Stacionin Policor të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë rajonale të këtij qyteti, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasojë e këtij rasti një person ka pësuar lëndime te lehta trupore i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrëfiksëve”

“ Për informata të tjera njoftoheni me kohë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua