Katër persona janë lënduar si pasojë e përleshjes së përgjakshme në Lipjan.
Sipas policisë, katër të dyshuar kanë sulmuar katër viktimat, e gjatë konfliktit është përdorur edhe nj thikë, transmeton Klankosova.tv.
Katër të dyshuarit janë arrestuar, derisa tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.