Rreth 250 milionë bletë shpëtuan nga një kamion i përmbysur në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke shkaktuar paralajmërime nga autoritetet për publikun që të shmangin tufën e insekteve pickuese.
Zyrtarët e emergjencës u ndihmuan nga disa bletarë të zotë pasi kamioni, i cili po transportonte afërsisht 31,750 kg koshere bletësh aktive, u përmbys në një rrugë pranë kufirit kanadez, transmeton Klankosova.tv
“Qëllimi është të shpëtojmë sa më shumë bletë të jetë e mundur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Whatcom (WCSO) menjëherë pas incidentit.
Autoritetet thanë se vendi i rrëzimit do të mbetet i mbyllur “derisa të përfundojë operacioni i shpëtimit”.
“250 milionë bletë tani janë të lira”, shkroi Sherifi i Qarkut Whatcom, duke bërë thirrje që të shmanget zona.
