Një grua ka vdekur në Australi dhe mijëra persona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas reshjeve të rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje në veri të Queensland.
Autoritetet kanë paralajmëruar se situata mund të dal jashtë kontrollit.
“Më shumë se 1,000 mm (39 in) shi ka rënë në pjesë të verilindjes së Queensland që nga e premtja me “reshje rekord” që do të vazhdojnë”, kanë njoftuar autoritetet.
Meteorologët thonë se këto mund të jenë përmbytjet më të këqija në rajon në më shumë se 60 vjet.
Gruaja që vdiq ishte në bordin e një gomone të Shërbimit të Emergjencave Shtetërore (SES) e cila goditi një pemë dhe u përmbys në qytetin Ingham, në veriperëndim të Queensland.