Të paktën 49 persona kanë vdekur pas përmbytjeve që goditën Afrikën e Jugut, përfshirë fëmijë.
Vdekja e tyre erdhi si pasojë e përmbytjeve që kaploi edhe autobusin ku viktimat gjendeshin, transmeton Klankosova.tv.
Një front i ftohtë intensiv ka përshkuar pjesë të Afrikës së Jugut, duke sjellë shi dhe borë dhe duke shkaktuar përmbytje, shkruan CNN.
Përmbytjet kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje rrugësh, sipas autoriteteve.