Live

Përplasen Dejona Mihali e Hykmete Bajrami- Shkak firma ‘Riga Pharm’

19:49 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është përplasur me koordinatoren e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihalin. Shkak ishte një deklaratë e kësaj të fundit, që lidhte deputeten me firmën farmaceutike ‘Riga Pharm’.

Në përplasjen mes deputetes dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili prezantoi një statistikë që paraqiste Kosovën si shtetin me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon, u përfshi edhe Mihali, shkruan Insajderi.

Mihali tha se Bajrami mund të japë sqarime për “çmimet e barnave dhe kontabilitetin e bie fjala Riga Pharm”.

Hykmete Bajrami, mundet të japë sqarime deri diku të besueshme për çmimet e barnave dhe kontabilitetin e bie fjala Riga Pharm. Për të tjera çështje i ka ikur treni prej kohësh.

ps. Kur zgjedhim diçka apo ia kërkojmë dikujt me zgjedh vendin e kohën përdorim foljen zgjidh(e). Është çështje zgjedhimi dhe mënyre të foljeve. Mbase i duhet për shqipen e përdorur gjatë leksioneve në fakultet”, ka shkruar Mihali në ‘Facebook’.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja Bajrami, e cila mohoi të ketë lidhje biznesi me ‘Riga Pharm’ dhe se tha se do ta padisë për shpifje Mihalin e VV’së.

“Tash po dihet adresa e saktë e shpifjeve dhe fushatave kundër meje. Dhe, jam e lumtur që nga nëntoka doli dhe tash e di adresen e shpifjeve, që bëhen që tri vite. Unë do të ushtroj padi ndaj zonjës Mihali për shpifje. E di që nuk e ka problem të shpifë zonja Mihali por le të vendosë gjykata mbi pretendimet e saj.

Le t’i prezantojë faktet për çfarëdo që ka për mua prej fabrikave të armëve e deri te kompanitë farmaceutike.  Nuk ju friksohem dhe nuk do të zbrapsëm, kot e keni. Nuk kam lidhje biznesi me Riga Farm, nuk kam pasë, nuk me lidhë asgjë me sektorin e farmacisë as me çmimet e produkteve farmaceutike, këto janë shpifje dhe vetëm shpjfje. Këtë gënjeshtër e flisni që 3 vite, por se keni thënë publikisht andaj edhe s’kisha mundësi të ju padisë më herët”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ish-ministrja pyeti Mihalin edhe se pse është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim për KEK-un.

Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje. Tash në gjykatë. Meqë keni dështu në secilin sektor, ju ka mbetur vetëm të ricikloni shpifje. Prandaj, Ju zonjë tregoni se pse ju ftoi Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK. Pse?”.

Karshi pretendimeve për pronësi të Bajramit në ‘Riga Pharm’, ka reaguar edhe kjo e fundit. Në reagimin e firmës farmaceutike thuhet se deklaratat e Mihalit janë të pasakta.

Me keqardhje kemi vënë re deklaratat e fundit të znj. Dejona Mihaili, të cilat përmbajnë pretendime të pabazuara dhe të pasakta lidhur me pronësinë e kompanisë sonë, Riga Pharm. Këto shpifje jo vetëm që dëmtojnë reputacionin tonë si një kompani farmaceutike e përkushtuar, por edhe minojnë besimin në sektorin privat dhe klimën e biznesit në Kosovë“, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua