Kryeministri Albin Kurti është pyetur në Kuvendin e Kosovës se pse Qeveria s’i reagoi presidentes Vjosa Osmani, e cila së fundmi tha se “sa i përket kufijve (me Malin e Zi) për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh”.
Kjo temë ka shkakuar debat në kuvend, e për ketë kryeministri Kurti tha se LVV-ja atëherë kishte kërkuar që “së pari rishikim, pastaj ratifikim”. Ai tha se “Qeveria asokohe nuk veproi si duhet”.
“Kosova dhe Mali i Zi kanë një marrëveshje në nivel të presidentëve që të bëhet rishikimi në kohën më të përshtatshme për të dyja palët”, tha ai, duke kujtuar marrëveshjen mes Hashim Thaçit dhe Milo Gjukanoviqit.
“Ne së bashku me Malin e Zi, kur të pajtohemi që të vëmë shënjimin në terren, duhet ta bëjmë rishikimin sipas marrëveshjes dhe propozimin për ndryshimet e mundshme logjike dhe të pranueshme për të dyja palët”, tha Kurti.
Ai tha se në Kosovë “ekspertët edhe më tej kanë punuar në këtë drejtim”.
“Jemi të gatshëm që të koordinohemi me palën malazeze për veprimet e përbashkëta të mëtejme”, tha ndër tjerash kryeministri.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili e pyeti për këtë çështje, tha se “kjo nuk është përgjigje”.
“Unë jam i bindur se ti nuk ke mu marr me këtë punë, ti një ditë ke me hjek edhe prej kryeministrit besoj edhe shpejtë, por një gjë që e ke vendos në Kosovës një standard e që kame shku gjatë është që mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bo standard se si dikush me ardh në politikë dhe se si me ardh në pushtet, ne mund t’i harrojmë por populli mund t’i harroj, por ata të cilët kanë qenë në pushtet kur ti ke përdor dhunë në Kosovë kanë qenë në pushtet ne SHBA, ata janë edhe sot në pushtet atje. Ne nëse i harrojm ata nuk i harrojnë”
Ai ndër te tjera i ka thënë kryeministrit kurti se keni krijuar një situatë shumë të rëndë në Kosovë.