Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka folur lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, gjithmonë paraqitet i vetëm në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe sipas Petkoviqit “ai bën sikur i di të gjitha”.
“Negociatori i tyre vjen pothuajse gjithmonë i vetëm dhe paraqitet si një shumëfunksional që mendon se di gjithçka, por në të vërtetë e vetmja gjë që bën është sabotimi i dialogut”, është shprehur ai.
Prishtina nuk dëshiron asnjë lloj normalizimi të marrëdhënieve; e vetmja gjë që intereson regjimin e Kurtit është njohja nga ana e Beogradit, por kjo nuk do të ndodhë kurrë, për sa kohë që Serbinë e udhëheq presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Petkoviq për TV Pink