Live

Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

08:07 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik.

Sipas njoftimit për media dhe qytetarë, pishina u vonua të hapet për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua