Një 15-vjeçar në Tiranë ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, i mituri është dërguar në spital, derisa bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një piceri.
Tutje, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetë, raporton Euronews.al.
“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.
“Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.