Live

Plumbi qorr godet veturën në lëvizje në Skenderaj

09:47 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një veturë në lëvizje është goditur nga një plumb qorr në fshatin Polac të Skenderajt.

Rastin në polici e ka lajmëruar shoferi i veturës. Automjeti sipas njoftimit është dëmtuar nga predha.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë, ndërkaq rasti është nën hetime.

Shpërndaje në

U Kopjua