Live

Po vjen “stuhia e shekullit”, tornado dhe erë deri në 160 km/h, Britania dhe Irlanda në alarm

17:52 / 23 Janar 2025

Nga Kosova Live

Zyra e Meteorologjisë në Britani ka lëshuar një paralajmërim të kuq për motin në një kohë kur stuhia Eowyn po shkon drejt ishullit, duke sjellë me vete erëra me shpejtësi deri në 160 km/h në orë, të cilat “mund të rrezikojnë jetë njerëzish”.

Pjesë të Britanisë së Madhe mund të preken ndjeshëm të premten dhe një shtetrrethimi mund të jetë i nevojshëm pasi vendi është goditur nga erëra shumë të forta, shi të rrëmbyeshëm dhe borë të madhe.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda po përgatiten për atë që mediat e quajnë “stuhia e shekullit”, me parashikuesit që thonë se ata nuk kanë parë kurrë diçka të tillë.

Frika nga kjo stuhi është aq e madhe sa shkollat në Irlandën e Veriut do të mbyllen të gjitha për nesër, sipas Sekretarit të Arsimit, Paul Givan.

Stuhia ‘Eowyn’ mund të ndikojë gjithashtu te fluturimet dhe lëvizjet e trenave, me operatorin hekurudhor Network Rail që ka paralajmëruar se pritet të jenë “erërat më të forta në një dekadë”, ndërsa punëtorëve ju është thënë që të shmangin udhëtimet në pjesë të veriut në Mbretërinë e Bashkuar.

Tornadot gjithashtu mund të godasin disa pjesë të vendit, përpara stuhisë ‘Eowyn’.

Dhe sinoptikanët irlandezë kanë aktivizuar kodin e kuq të motit që mbulon të gjithë vendin për stuhi që tejkalojnë 120 km/h.

Në të njëjtën kohë, ata parashikojnë që erërat mund të arrijnë deri në 220 km/h në bregun perëndimor të Irlandës dhe deri në 175 km/h në Ishujt Perëndimor të Skocisë. (A2 Televizion)

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...