Live

Policia arreston një person nga Arabia Saudite i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

19:20 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës, sot kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar ng autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua