Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë, është duke vazhduar evakuimi i banorëve.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht nga problemet që janë shkaktuar nga tymi.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për gazetën online Kosovalive.
“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi.”, ka thënë Ahmeti