Live

Policia kap prizrenasin e dënuar për fajde

13:13 / 02 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Sot, policia në Prizren ka kapur 49-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim për fajde, dhe i njëjti ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim.

Sipas policisë, i akuzuari I.M., ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari  është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

“Me datën 02.09.2025, Policet e  Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për  personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar,  mashkull nga fshati Krushë e Vogël, Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg  për veprat penale ‘Fajde’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua