Live

Policia ndalon kaçanikasin pasi i gjen drogë

09:05 / 06 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është ndaluar nga Policia në Kaçanik, pasi iu gjetën dhe konfiskuan një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.47 gram, në vlerë të tregut rreth 120 euro, një peshore digjitale ngjyrë hiri, dhe 110 euro kesh.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.47 gram, në vlerë të tregut rreth 120 euro, një peshore digjitale ngjyrë hiri, para  3X20 euro, 5×10 euro gjithsej 110 euro. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua