Në rastin e parë një 74-vjeçar është gjobitur me 100 euro pasi ka bërë kthim gjysmërrethi te nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiu”, ndërsa rasti i dytë ka qenë ndaj një 27-vjeçari, pasi i njëjti ka rrëshqitur gomat gjatë lëvizjes duke rrezikuar të tjerët në trafik.
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Gjobë ndaj dy shoferëve që shkaktuan kundërvajtje në komunikacionin rrugor
Ferizaj, 12/01/2025
Policia rajonale e Ferizajt në dy raste të ndara ka shqiptuar dy gjoba kundërvajtëse.
Me datën 11.01.2025 rreth orës 19:00 policët e stacionit të Ferizajt kanë identifikuar shoferin A.V (M/K) i moshës 74 vjeç dhe i kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 100 euro, për shkak se ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi në rrugën” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Kjo kundërvajtje është regjistruar (pamje me telefon) nga një qytetar dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale.
Ndërsa me datën 11.01.2025 rreth orës 21:10 policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor i shqiptuan një gjobë kundërvajtëse prej 150 euro dhe 1 pikë negative shoferit L.M (M/K) i moshës 27 vjeç, për shkakun se në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvajtje është regjistruar ( pamje me telefon) nga një qytetar dhe është dërguar në adresën e policisë.
Policia në Ferizaj ka gjobitur dy shoferë, në raste të ndara, për kundërvajtje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.