Live

Policia për aksidentin në rrugën Prizren–Dragash: Ka të lënduar, u përplasën një kamion dhe tri vetura

15:59 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin që ka ndodhur në rrugën Prizren–Dragash.

Për Klankosova.tv, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit, ka pohuar se në aksident i përfshirë është një kamion dhe tri vetura.

I njëjti pohoi se ka edhe persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim. Klankosova.tv ka raportuar për aksidentin dhe ka siguruar pamje nga vendi ngjarjes, ky qytetarët thanë se kolonat kanë arritur deri në pesë kilometra.

Shpërndaje në

U Kopjua