Live

Policia për vrasjen në Mitrovicë: U gjetën gjashtë gëzhoja, po punojmë në identifikimin e të dyshuarit

14:43 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e sotme që ndodhi në Mitrovicë, ku kanë bërë të ditur se pas ekzaminimeve të kryera, në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se pas të shtënave me armë në drejtim të viktimës, ky i fundit fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e më pas është bartur për në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Sot, rreth orës 09:42, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Fatime Hetemi ’ në Mitrovicë. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës “SHSKUK ”. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete i viktimës është dërguar në IML, për obduksion. Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Teksa në përfundim, Policia ka bërë të ditur se rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit.

Shpërndaje në

U Kopjua