Policia e Kosovës mbrëmë ka shoqëruar në polici dy persona, nga të cilët kanë sekuestruar një armë zjarri, tre fishek dhe një thikë.
Policia ka bërë të ditur se sekuestrimi është kryer në rrugën “Ahmet Krasniqi” , teksa personat janë ndaruar për kontrollë rutinore nga Policia.
Policia ka bërë të ditur se sekuestrimi është kryer në rrugën “Ahmet Krasniqi” , teksa personat janë ndaruar për kontrollë rutinore nga Policia.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.