Live

Policia suedeze nuk konfirmon se ka viktima nga sulmi në shkollën e qytetit Orebro

17:57 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Fillimisht u raportua se të paktën pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në qytetin qendror të Suedisë, Orebro.

Por, siç njofton BBC, policia nuk pohuar se ka viktima nga sulmi.

Një zëdhënës i policisë suedeze thotë se nuk mund të komentojë nëse ka viktima, shkruan BBC.

Të shtëna u raportuan në shkollën Risbergska në distriktin Vasthaga të Orebros rreth orës 13:00.

Lena Warenmark, një mësuese në Risbergska, tha për transmetuesin kombëtar SVT: “Kemi dëgjuar të shtëna armësh shumë afër studimit tonë. Ndoshta ka pasur dhjetë të shtëna”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...