Live

Premtimi i Haradinajt: Asnjë pension nën 500 euro

15:01 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, ku atje ka bërë një premtim goxha të madh.

Haradinaj tha se parashikon që gjatë qeverisjes së tij 2025-2029, asnjë pension të mos jetë nën 500 euro.

“Gjithashtu, po punojmë për të rishikuar uljen e kriterit prej 15 viteve përvojë pune, i cili aktualisht pengon shumë qytetarë të përfitojnë atë që meritojnë”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se zotohet për rritjen e pensioneve me nga 10 për qind për çdo vit për të gjitha kategoritë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...