Live

Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota

19:11 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota.

Ky tender ka vlerën 3.500 euro.

Tenderi për këtë furnizimi i është dhënë vetëm një kompanie në garë dhe është përfunduar i gjithë procesi për një ditë.

“Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota. Data e dhënies së kontratës   08.01.2025.  Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 09.01.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 1 . Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “SERVIS ARMEND”.   Vlera e përgjithshme e kontratës 3,475.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se vetura është e vitit 2005, po ashtu se garancioni i punës dhe pjesëve duhet të jetë minimum 6 muaj.

“Furnizimi dhe montimi i motorit komplet për automjetin Toyota 120 viti 2005. Motori komplet me pjesët përcjellëse. Montimi dhe demontim të motorit. Motori duhet të jetë origjinal (prodhimi Toyota). Garancioni i punës dhe pjesëve duhet të jetë minimum 6 muaj nga data e pranimit të punës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...