Live

“President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, protestohet edhe para Gjykatës Speciale

11:09 / 14 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Shqiptarët, mbështetës të protestës në Hagë, veçse kanë mbërritur para Gjykatës Speciale, atje ku në Dhomat e Specializuara po gjykohen luftëtarë të UÇK-së.

Klan Kosova ka publikuar pamje ku mbështetësit dëgjohen duke thirrur njëzëri:

“President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, në një protestë të paparalajmëruar.

Sakaq, autoritetet holandeze janë parë në vendin e ngjarjes.

Protesta zyrtarisht nis nga ora 14:00, e cika po zhvillohet për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, dhe për t’i dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua