Live

Presidenti i Emirateve të Bashkuara zbarkon në Tiranë, pritet nga Rama

08:39 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmbushjen e pritjes me një postim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe foto nga momenti i mbërritjes së presidentit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

“Mirmëngjes, dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua