Live

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Latifi për vdekjen e 33 vjeçarit në Ujman

14:35 / 30 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Latifi për vdekjen e 33 vjeçarit në Ujman.

“Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.

Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”.

Reagimi i plotë:

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të Rrahim Latifit

E nderuar Familja Latifi,
Me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi.
Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.

Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

Shpërndaje në

U Kopjua