Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë pretendimin për strehimin e palestinezëve në Shqipëri.
Në përgjigje të pyetjeve dhe komentve online, Rama e ka quajtur këtë hipotezë një sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.
“Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë ose më shumë palestinez?”, thuhej në koment.
E këtij komenti iu përgjigj kryeministri Rama, duke thënë se këto prentendime nuk janë të vërteta.
“Po pse për çfarë arsye apo sepse kështu ka ardhur një zë kuak, kuak, kuak nga këneta. Jo Visar jo nuk është e vërtetë, është e gjitha një sajesë që mori rrugën, siç e marrin rrugën me shpejtësi sajesat se jemi në atë kohën kur e përditshmja jonë është ajo shprehja e popullit “kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës” dhe me gjithë këto mrrokllat dhe me gjithë këto rrjetet, vërtet që gënjeshtra bën xhiron e botës dhe e vërteta mezi vesh pantallonat.
Se e vërteta është pak e mërzitshme, gënjeshtra është e lezetshme se prirja për të besuar këto lezet e gënjeshtrës është më e madhe. Se rrinë bëjnë muhabet, se si tani do rrimë të vrasim mendjen për të vërtetën, jo mo, hajde rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf“, u shpreh Rama.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)