Live

Prezencë e krimbave, AUV asgjëson 21 ton peshk

20:28 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshku.

Sipas njoftimit peshk i llojit Merluc ka përmbajtje të parazitëve.

“Pas hulumtimit të plotë mbi dyshimin e prezencës se parazitëve lloji Anisakis (krimba) në peshk të ngrirë. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe Ligjin e Ushqimit fillimisht u larguan nga tregu dhe qëndroi i bllombuar deri ne hulumtim të plotë, pas konfirmimit me an të analizave laboratorike. U nxor vendim qe malli brenda afatit kohorë ligjor nga operatori ekonomik duhet të kthehet në vendin e origjinës ose ne të kundërtën duhet të paraqes kërkesë për asgjësim. Në pamundësi të kthimi asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua