Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, në orën 13:17, Prishtina radhitet në vendin e 34 në botë për cilësinë e ajrit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas këtyre të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 126 njësi.
Në vend të parë sot radhitet Delhi-Indi, ku vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 202 njësi, pasuar nga Uzbekistani i cili radhitet në vend të dytë me 200 njësi.I treti është Iraku për cilësinë e ajrit në botë, ndërsa në vend të katërt radhitet Lahore në Pakistan.
Vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM 171 njësi radhit Pakistanin në vend të pestë, ndërsa pastohet nga Bangladeshi dhe Bosnja e Hercegovina me 169.