Live

Pritjet deri dy orë, kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare

21:13 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që po hyjnë në vend.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen në dalje të Kosovës.

Aktualisht, pika më e ngarkuar për të hyrë është ajo të Dheu i Bardhë, ku pritjet po zgjasin deri 40 minuta, ndërsa në Muçibabë për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri në dy orë.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të ulëta dhe lëvizja po bëhet më shpejt.

Shpërndaje në

U Kopjua