Live

Prokuroria e pyet për foton me Behramin, Rubin ia kthen duke qeshur: Nuk e njoh, por më pëlqen postimi

12:12 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dëshmitari James Rubin është pyetur nëse e njeh deputetin Artan Behramin, i cili ky i fundit kishte publikuar një fotografi në Facebook me të.

James u përgjigj se nuk e njeh , megjithatë ai duke qeshur, thotë që i pëlqen postimi.

“Me sa i takon Behrami nuk më kujtohet, shqiptarët e Kosovës më kërkojnë fotografi, përpiqem të jem miqësor. Kërkoj ndjesë por nuk më kujtohet. Nëse nuk është zyrtar i qeverisë së Kosovës nuk më kujtohet. Postimi më pëlqen meqë ra fjala, ku falënderohet Rubin dhe presidenti për lirinë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua