Live

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Balaj të Ferizajt

15:46 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për B.R., i dyshuar për vrasjen e rëndë të kushëririt të tij, I.R., në fshatin Balaj.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi më 15 shtator rreth orës 19:42, pas një konflikti të mëhershëm për çështje pronësore. “I pandehuri, pas një fjalosjeje, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit”, thuhet në njoftim.

Viktima ndërroi jetë rrugës për në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“I pandehuri ndodhet në ndalim prej 48 orësh që nga data 15 shtator dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet më tej në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua