Live

Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe dy vepra tjera penale

12:24 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Prokuroria Speciale ka konfirmuar aksionin që është duke u zhvilluar në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se në këtë aksion dy persona janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

“Lidhur me rastin me urdhër  të Prokurorisë Speciale  është duke u zhvillu aksion. Janë dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 414 i kodit penal, shpëlarje parash nga neni 302 i Kodit Penal dhe mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë të të ardhurave, të dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430 pargrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Reporteri.net.

Prokuroria ka thënë se pas përfundimit të aksionit do të dalin me njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...