Live

Prona bëhet shkak i një përleshjeje ndërmjet disa personave në Bec të Gjakovës, ndërhyn Policia

21:08 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali

Kështu ka ndodhur së fundi edhe rrugës për Radoniq, konkretisht në fshatin Bec të Gjakovës.

Në përleshje, siç merr vesh Gazeta Sinjali, janë përfshirë disa persona.

Pas rastit, në vend ngjarje ka dalë edhe Policia e këtij rajoni, e cila ka ndaluar të dyshuarit dhe i ka shoqëruar në stacionin më të afërt policor.

Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...