Parizienët dhe zikaltërit përballen sonte në Munich në finalen e Ligës së Kampionëve, një duel që pritet të sjellë spektakël dhe emocione për miliona tifozë anembanë botës.
PSG kërkon trofeun e parë evropian në histori, ndërsa Interi synon të rikthehet në majat e futbollit kontinental pas një edicioni mbresëlënës.
Nën drejtimin e Simone Inzaghit, italianët kanë treguar stabilitet dhe organizim, ndërsa skuadra franceze vjen me yje dhe ambicie të mëdha për të shkruar historinë.
Finalja zhvillohet sonte nga ora 21:00 në ‘Allianz Arena’ të Munichut.