Live

Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, po kërkojnë rritje page deri në 550 euro

09:21 / 16 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nga sot kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro.

Punëtoret sot pasi filluan grevën thanë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknik të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vite janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

Ajo ka thënë se pagat aktualisht i kanë 275 euro dhe nuk u paguhet as shujta e ushqimit e as udhëtimi.

“Kërkesa jonë është 550. Patjetër, në nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua