Mërgimtarët në Kosovë, përballen me shumë vonesa të ndryshme dhe zvarritje të nxjerrjes së dokumenteve.
Një nga ta ka dërguar fakte për kosovalive.net, se njëri nga punonjësit në administratën e komunës së Prishtinës, nuk ka pranuar të lëshoj dokumente për këtë të fundit, ngjarje kjo e ndodhur sot në objektin e komunës së re, në sportelin me numër 21, në ora 12:40.
Duke mos dashur të bëjë publik të dhënat e tij, ankuesi me inicialet B.B, për kosovalive.net ka thënë se kjo punonjëse i është drejtuar duke e ofenduar e fyer me fjalë.
“Ankohu ku t’dush se nuk ki cka m’bon”- i është drejtuar ajo.
Përderisa, kosovalive.net ka siguruar edhe ankesën, që B.B e ka dorëzuar në komunën e Prishtinës, ku thekson se kjo është hera e tretë që po i përsëritet kjo ngjarje.
Kosovalive.net ka kontaktuar edhe me drejtorin e kadastrit të Prishtinës, Donat Lushakun, ku i njëjti thotë se nuk ka marrë ndonjë ankesë lidhur me punonjësit në sektorin e kadastrit.
“Nuk kam pranuar në email-in tim asnjë ankesë, por në momentin që do pranoj do të merrem me rastin. Zakonisht nëse ka të tilla raste përfundohen brenda një ose dy ditësh”, ka thënë Lushaku.
