Live

Qëllohet me armë zjarri një grua jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia

17:12 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person u qëllua të enjten në mëngjes nga rojet e sigurisë jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia, tha një person i njohur me këtë çështje për NBC News.

Të shtëna u dëgjuan herët në mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar atë që CIA tha se ishte një “incident sigurie”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas NBC News, të shtënat nuk ishin fatale. Një burim federal i zbatimit të ligjit tha se personi i dyshuar është një grua, por detaje të tjera nuk janë dhënë.

Nga ana tjetër një burim i Reuters nuk pranoi të thotë nëse të dyshuarënn e kanë goditur me armë zjarri apo të zbulojë ndonjë detaj tjetër të incidentit, përveçse tha se personi tani është në paraburgim.

Shpërndaje në

U Kopjua