Live

Qëllohet me armë zjarri, vdes 29-vjeçari në Durrës

08:23 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një atentat ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë mesnatës.

 Një 25-vjeçar, i identifikuar si Ermir Dedja, është qëlluar për vdekje në një atentat të mirëorganizuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18, ku autorë të maskuar kanë hapur zjarr ndaj viktimës dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Viktima humbi jetën në vend nga plagët e marra, raporton JOQ Albania, transmeton Klankosova.tv.

Ermir Dedja ishte një emër i njohur për policinë, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndonëse detaje të mëtejshme nuk janë dhënë ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e atentatit. Zona është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa po përdoren edhe pamje nga kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e krimit.

Shpërndaje në

U Kopjua