Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje.
Katër vendime janë marrë nga kabineti qeveritar.
Qeveria ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit; Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026.
Po ashtu, ka miratuar programin e Pronësisë Industriale 2025-2027 dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.
Qeveria ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje edhe të premten në orën 11:00.