Live

Qytetarët e Ferizajt ankohen për mungesën e vijave të këmbësorëve (VIDEO)

10:49 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qytetarët e Ferizajt kanë shprehur shqetësimin për mungesën e shenjave dhe vijave të këmbësorëve në rrugët e qytetit, duke theksuar rrezikun për sigurinë e kalimtarëve.

Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM ka folur Albert Sahiti, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj.

Ai ka bërë me dije se procesi i shenjëzimit të rrugëve ka filluar dhe se punimet janë në javën e dytë.

“Sa i përket ankesave të qytetarëve për shenjat dhe vijat e këmbësorëve, jemi duke punuar për shenjëzimin e gjitha rrugëve dhe shtigjeve të biçikletave në gjithë komunën e Ferizajt.

Besoj se brenda një kohe të shkurtër të gjitha shenjëzimet do të përfundojnë, dhe do të jenë të gatshme nga java e ardhshme”, tha Sahiti, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:

Shpërndaje në

U Kopjua