Një qytetar rumun ka pranuar një mesazh nga Ministria e Jashtme e vendit të tij.
Sipas mesazhit të MPJ-së rumune, qytetarët udhëzohen të mos udhëtojnë nëpër Kosovë.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për në Kosovë. Në situata të veçanta, ju lutemi të kontaktoni Zyrën Rumune në Prishtinë”, thuhet në këtë mesazh që e ka siguruar Klan Kosova.
Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, shumica e qytetarëve rumunë disa prej të cilëve po i kalojnë pushimet në Shqipëri, po kalojnë nga Maqedonia e Veriut.
Kjo sepse sipas tij, Kosova po konsiderohet si zonë e rrezikshme.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë dhe është në pritje të një përgjigje lidhur me këtë rast.
