Kandidati i PDK’së për deputet, Ragip Xhaka, ka njoftuar sot ka vizituar një lagje në fshatin Polac të Skenderajt.
I shoqëruar nga fytyrat më të njohura të partisë, ai tha se përkrahja e fuqishme e banorëve të lagjes në Polac është motiv për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores së PDK-së.
“Përkrahja e fuqishme e qytetarëve është motivi ynë për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores së PDK-së! Bashkë do të sjellim ndryshimin dhe zhvillimin që meritojnë qytetarët tanë”, ka shkruar Xhaka në Facebook.