Live

Rama kërkon nga qeveria “të mos na bllokojë, vetëm kaq”

14:13 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kritikuar qeverinë qendrore për “bllokadë”.

Kemi interes prej investitorëve seriozë nga Zvicra dhe vende të ndryshme, por edhe investitor vendës për projekte madhore të cilat janë të gatshëm me investu me projekt-propozime. Është një moment monumental për kryeqytetin për transformimin e mirëfilltë të kryeqytetit”.

Niveli qendror vetëm të mos jenë bllokues aq kërkojmë nga prej tyre, të jenë bashkëpunues sepse kjo është për të mirën edhe të nivelit lokal dhe atë qendror, pra për vendin tonë. Nuk bëjmë ndarje këtu niveli qendror dhe lokal duhet të jetë bashkë pranë të gjitha këtyre projekteve e dini që niveli qendror nuk e ka parë të arsyeshme me i investuar në Unazën e Kryeqytetit, ka investuar diku tjetër”, ka thënë Rama për Ekonomia Online.

Shpërndaje në

U Kopjua