Live

Rama në Bruksel: Evropa është e plotë kur është e bashkuar

17:07 / 17 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur nga Brukseli tha se për Shqipërinë, ne shtegun drejt anëtarësimit, siç tha ai, Evropa lulëzon kur është e plotë dhe është e plotë kur është e bashkuar.

“Ju e patë Evropën jo si atraksion, por si punë të përditshme për familjet, njerëzit. Bashkimi është i arritshëm edhe kur duket se përçarja është e paracaktuar. E gjitha vjen nga zemra dhe vjen nga mirënjohja e ekipit tim, sepse komiteti ekonomik dhe social evropian ishte vendi i parë ku ne shqiptarët, qytetarët të dorës së dytë të Evropës, u ndjemë qytetarë të dorës së parë të Evropës”.

“Dua t’ju falënderoj Oliver për avokatinë, për zgjerimin dhe për forcën tuaj. Për Shqipërinë, ne shtegun drejt anëtarësimit, Evropa lulëzon kur është e plotë dhe është e plotë kur është e bashkuar. Faleminderit shumë për çfarë na keni dhënë si njeri dhe faleminderit njerëzve në sallë për durimin e tyre heroik”, theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua