Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nga Brukseli se Shqipëria ka hapur 28 nga 33 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, brenda vetëm 11 muajve – një ritëm që ai e cilëson si rekord absolut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur krenar për arritjen, duke theksuar se objektivi i Shqipërisë është që të hapë edhe 5 kapitujt e mbetur brenda këtij viti.