Live

Ramadani: Mbetja në gjendjen e tashme, në thelb pa Qeveri, është skenar më i dëmshëm

17:31 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Analisti Burim Ramadani ka komentuar mundësitë për formimin e një Qeverie të re pas kërkesave për zgjedhje të shpejta parlamentare.

Ai ka paraqitur tri opsione kryesore për formimin e Qeverisë:

Qeveria Kurti 3

Qeveria e “Opozitës”

Qeveria Transitore

Ramadani sugjeron se, për shkak të vështirësive të krijimit të shumicës parlamentare, opsioni më i mundshëm është formimi i një Qeverie Transitore, një ide që po promovon LDK.

Ai vlerëson si më të përshtatshme formimin e një Qeverie të “Opozitës”, e cila do të kontribuonte në rotacionin politik të domosdoshëm për forcimin e demokracisë në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se Qeveria Kurti 3 ka dështuar të krijojë shumicë, siç ka pasur vështirësi edhe në formimin e postit të Kryeparlamentarit.

Ramadani përfundon se mbetja në gjendjen e tanishme, pa Qeveri, është skenar më i dëmshëm për vendin.

Postimi i plotë:
Zgjedhje të shpejta po, por me çfarë Qeverie?

Tri opsione për Qeverinë e re, para zgjedhjeve të shpejta parlamentare:

  1. Qeveria Kurti3
  2. Qeveria e “Opozitës”
  3. Qeveria Transitore

• Përballë tri opsioneve për Qeverinë e re, zgjidhja e ndërmjetme (bazuar në vështirësitë e krijimit të shumicës parlamentare) duket ideja e një Qeverie Transitore, të cilën po e promovon LDK.

• Ideja më e mirë është ajo që për Qeverinë e “Opozitës”, që po e promovon PDK dhe AAK, sepse do të kontribuonte në rotacion politik të domosdoshëm për demokracinë tonë të re.

• Ndërsa, e vetmja ide që deri më tash është dëshmuar (bazuar në tentimet për Kryeparlamentaren!) se nuk ka shumicë është ideja për Qeverinë Kurti3.

P.S
Mbetja në gjendjen e tashme, në thelb pa Qeveri, është skenar më i dëmshëm!

Shpërndaje në

U Kopjua